Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Ndihmë »   Manuali »   Psikologjia 

Psikologjia

Të drejtosh një skuadër futbolli nuk do të thotë vetëm stërvitje dhe taktika, por ka të bëjë edhe me psikologjinë. Skuadra juaj duhet të ketë dëshirën për fitore dhe të besojë në vetvete. Gjëndja psikologjike e skuadrës tuaj ndikon në rezultatet e ndeshjeve, dhe anasjelltas rezultatet e ndeshjeve tuaja ndikojnë në gjëndjen psikologjike të skuadrës.

Shpirti i ekipit

Atmosfera në klubin tuaj ka influencë të madhe në performancën e ekipit tuaj. Shpirti i ekipit ndikon në vlerat e mesfushës, dhe, sa më i lartë të jetë shpirti i ekipit, aq më mirë e mirë do jetë performanca e mesfushës. Kjo, si rrjedhojë, do vendosë sasinë e zotërimit të topit që ju do merrni. Vetë shpirti i ekipit mund të ndikohet nga shumë faktorë, në veçanti varet nga karizma e trainerit tuaj, nga qëndrimi i ekipit që vendoset për çdo ndeshje, nga transferimet dhe psikologu.

Vetëbesimi

Lojtarët tuaj duhet të besojnë në vetvete për të luajtur mirë. Një skuadër me vetëbesim të ulët do të ketë probleme duke shpërdoruar mundësitë e ndryshme. Vetëbesimi i lartë zakonisht është diçka e mirë, por nëse ai arrin nivele shumë të larta lojtarët mund t'i nënvlerësojnë skuadrat e tjera që nuk janë aq të forta sa vetë ata (shih më poshtë për më shumë info). Vetëbesimi i ekipit reflektohet në vlerësimin e sektorit të sulmit. Vetëbesimi varet shumë nga rezultati i ndeshjes së mëparshme, por dihet që edhe psiikologu apo një tranjer me karizëm të larte janë në gjendje ta ngrejnë nivelin e tij.

Qëndrimi i ekipit

Përpara çdo ndeshjeje zyrtare ju mund t'i tregoni skuadrës se sa e rëndësishme është ajo ndeshje. Lloji i qëndrimit që do t'i vendosni ekipit tuaj do të ndikojë mbi zotërimin e topit. Ju keni tre alternativa:

Ndeshja e Sezonit: Lojtarët tuaj do të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Gjithsesi, menjëherë pas ndeshjes shpirti i ekipit do të bjerë, që do të thotë që në ndeshjet e tjera lojtarët tuaj nuk do të mund luajnë dot në maksimumin e mundësive të tyre.

Normal: Lojtarët do paraqiten si zakonisht.

Luani Qetë: Lojtarët tuaj do të jenë të instruktuar të luajnë qetësisht, pasi do të duhet të përqëndrohen mbi ndeshje më të rëndësishme në të ardhmen. Menjëherë pas ndeshjes, shpirti i ekipit do të rritet dhe lojtarët tuaj do të luajnë më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Personaliteti i Lojtarit

Të gjithë lojtarët kanë nga një personalitet. Lojtarët dallaveraxhinj dhe agresivë janë të prirur më shpesh për të marr kartona dhe të dalin nga ndeshja. Karizma e një lojtari është gjithashtu e rëndësishme kur ai zgjidhet kapiten ekipi ose kur bëhet trainer.

Evenimente psikologjike në ndeshje

Ngjarjet që mund të ndodhin gjatë një ndeshjeje mund të influencojnë mënyrën se si lojtarët e përballojnë ate, pamvarsisht istruksioneve të tranjerit. Këto ngjarje psikologjike mund të kenë një influencë të madhe për sa i përket ndeshjes që po luhet, por nuk kanë asnjë influencë të drejpërdrejtë mbi shpirtin e ekipit apo të vetëbesimit për sa i përket ndeshjeve të ardhshme. Nuk është e pazakontë që një skuadër me dy gola avantazh, të ndalojë hovin e saj duke ulur vlerat e sulmit me një 9% për çdo gol dhe të fillojë të përqëndrohet më shumë në mbojtjen e rezultatit, duke rritur vlerat e mbrojtjes me një 7.5% për çdo gol. Ky efekt mund të rritet nëse rezultati thellësohet, por ka një limit i vendosur në 8 gola, ku vlerat e ekipit nuk do të ndryshojnë më. Përkundrazi, nëse kundërshtari arrin ta barazojë rezultatin, sjellja e ekipit kthehet siç ishte në fillim.

Në disa rrethana skuadrat janë në gjendje të përballojnë këtë pasojë psikologjike. Nëse skuadrës i është dhënë urdhëri "Ndeshja e sezonit" atëherë skuadra nuk tërhiqet mbrapa edhe kur të jetë në epërsi të madhe. E njëjta gjë ndodh nëse skuadra luan në një finale kupe apo në Hattrick master si dhe në qarkun e fundit të sezonit në ligë. Në garat e kombëtareve, skuadrat nuk do të tërhiqet që nga gjysmëfinalet e përfshira në botërorin ndërsa në kontinentalet dhe kupën e kombeve nuk do të ketë tërheqje që nga çerekfinalet e përfshira në vazhdim.

Gjthashtu, një ekip që po luan shumë dobët ne pjesën e parë, mund të pësojë një të bërtitur të mirë nga tranjeri gjatë pushimit dhe kjo do bëjë që niveli i lojës rritet në pjesën e dytë.

Nënvlerësim

Në rast se do ballafaqoheni me një ekip në pozicion më të keq sesa ju dhe vetëbesimi juaj është i fortë ose me e lartë; lojtarët tuaj mund të nënvlerësojnë kundërshtarin tuaj dhe të luajnë poshtë mundësive të tyre. Rreziku i nënvlerësimit të kundërshtarit varet nga pikët dhe pozicionet e ndryshme midis ekipeve, niveli i vetëbesimit dhe çfarë pret ekipi juaj për atë ndeshje. Sa më e lartë diferenca, sa më i lartë niveli etj - aq më i lartë rreziku. Mënyra e vetme për të eliminuar rrezikun e nënvlerësimit është të luani 'ndeshja e sezonit'.

Në rast se keni nënvlerësuar kundërshtarin tuaj; diferenca e pikëve, niveli i vetëbesimit, çfarë pret ekipi juaj dhe nëse luani brënda ose jashtë vendos sa shumë do e nënvlerësoni atë. Ju mund ta rimerrni veten në pushim në varësi të rezultatit: marrje vete e plotë nëse jeni duke humbur, 2/3 në rast barazimi dhe 1/3 në rast se kryesoni me një gol.

Vini re se nënvlerësimi mund të ndodhë vetëm në ndeshjet e serive, por jo gjatë tre raundeve të para.

 
Server 071