Ne përdorim cookies - ato na ndihmojnë ne për tju dhuruar juve një ekzperincë më të mirë online.
Duke përdorur faqen tonë ju pranoni që ne mund të ruajmë dhe të aksesojmë cookies në paisjen tuaj.

Rregullat e Shtëpisë

Hattrick është komplet falas. Ne vetëm insistojmë që ju të ndiqni rregullat tona të thjeshta. Nëse mendoni që dikush po thyen rregullat, ju lutemi njoftoni GameMasters.

Ekipi i Hattrick-ut mundohet përherë që të përmirësoi lojën. Funksione të reja mund të shtohen në çdo kohë, edhe pse ndryshimet më të mëdha bëhen në mes të sezonëve. Pasi Hattrick-u është një lojë pa fund, ndonjëherë duhet të përmirësohet nga zhvilluesit, psh, për të parandaluar disa lloje të ekipeve të bëhen të pamposhtur. Shkurtimisht, zhvilluesit e mbikëqyrin lojën, ku ndonjëherë duhet të ushtrojnë një farë kontrolli. Ne mundohen ta arrijnë këtë gjë sa më drejtë dhe sa më lehtë, mundësisht duke dhënë paralajmërime para kohe për ndryshime të mundshme, për t'ju dhënë kohë juve që të përshtateni. Gjithsesi ndonjëherë ndryshimet thjesht duhet të bëhen shpejt.

Zakonisht serverat janë gjithmonë në punë, me përjashtime kur ka zhvillime proçeduriale. Ne përpiqemi t'ju njoftojmë nëse ka mbyllje të serverit por në kushte ekstreme mund të na duhet të ndreqim problemin pa patur mundësinë t'ju njoftojmë.

Ndonjëherë ndodhin raste të paplanifikuara, siç janë ngatëresat (bugs). Nëse ndodhë diçka që ju duket e çuditshme, informoni GM-ët dhe ne do t'a kontrollojmë. Kur ne bëjm testime (troubleshooting) mundohemi ta bëjmë sa më realistike, por për arsye praktike, një ndeshje nuk mund të luhet së dyti. Vendime të padrejta nga albitri, ndodhira të çuditshme që prishin lojën në fushën e futbollit dhe fati i keq janë në fund të fundit pjesë e lojës.

 
Server 070